Rexhep Selimi trondit me deklaratën: Komunikatën 59 kundër Gani Gecit e ka shkruajtur Hashim Thaçi

Aktuale

Rexhep Selimi trondit me deklaratën: Komunikatën 59 kundër Gani Gecit e ka shkruajtur Hashim Thaçi

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:56
Gani Geci, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi

Ish-komandati UÇK-së njeherësh, ish-ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e përkohshme, ka folur mbi luftën e UÇK-së.

Selimi ka folur edhe për komunikatën 59 , ku ka theksuar se këtë komunikatë e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Hashim Thaçi e ka shkruar këtë komunikatë. Kaq mund te them sonte” ka thënë Selimi në Debat Plus.

Kujtojmë se kjo komunikatë, e lëshuar kundër Gani Gecit, personit më të afërt të ish presidentit Rugova, jo që ishte vetëm linçim për të dhe familjen e tij, por ishte edhe kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, me president të parë Dr. Ibrahim Rugova.

Komunikata me numër 59 e lëshuar nga ish – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte me pasoja fatale.

Dy kishin mbetur të vrarë dhe dy të tjerë ishin të plagosur pas luftës, përshkak të kësaj komunikate të lëshuar në atë kohë nga kreret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Besim Dajaku ishte përcjellës i presidentit Ibrahim Rugova, kurse Bekim Kastrati gazetar në “Bota sot”, medium ky që dha shumë për të vërtetën duke e paguar edhe me jetën e gazetarëve.

Çka thuhet në Komunikatën Nr. 59?

Në këtë komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm më numër 59 thuhet se, “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat