Skandalizohet stërnipi i Hasan Prishtinës: Kemi sjellë 3 kamionë me ndihma, nuk na thonë ku ti shkarkojmë

Aktuale

Skandalizohet stërnipi i Hasan Prishtinës: Kemi sjellë 3 kamionë me ndihma, nuk na thonë ku ti shkarkojmë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:17
Nait Hasani, Mehmet Prishtina

Biznesmeni, Mehmet Prishtina, pasardhës i patriotit të njohur Hasan Prishtina ka udhëtuar nga Kosova për të qenë pranë qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku më një përfaqësi prej 9 personash të tjerë nga fshati Polac dhe me tre kamionë me ndihma ai ka zbarkuar pranë kampit  të improvizuar në stadiumin “Niko Dovana”.

Por dëshirën e mirë dhe vullnetin për tu solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e tyre nga Shqipëria ja zbehu ajo që mediat shqiptare kanë raportuar sot përgjatë gjithë ditës, çorganizimin total që po ndodh në atë kamp.

“Jam Mehmet Prishtina në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina. Kemi ardhur 10 veta. Kemi sjellë tre kamionë me ndihma, ushqimore, vëshëmbathje, batanije, gjëra elementare që i duhen një rasti emergjent. Nuk kemi prit organizim institucional sepse mendojmë se në raste emergjente duhet të organizohemi vetë.Kemi sjellë dhe 1500 euro. Por po vërejmë se këtu është një organizim i çorientuar, kemi një orë e gjysmë që sorollatemi rrugëve dhe nuk dimë ku të dorëzojmë ndihmat. Shpresojmë se ndihmat mos të keqpërdoren sepse kemi përgjegjësi morale.Kemi dhe mesazh nga bashkësia lokale ku 30-50 familje mund të strehohen në fshatin tonë.Jemi shumë të prekur. Më kthehet kujtesa e vitit ’99 ku gjithë Shqipëria hapi dyert për ne. Ne jemi të gatshëm të kthejmë atë ndihmë” tha ai për Ora News, Altin Sulçe.

Situatën nga afër po e ndjek prej momentit të parë dhe Ambasasadori i Kosovës në Tiranë.

Nait Hasani: Po shohim çfarë kemi mundësi të bëjmë. Forcat e Sigurisë së Kososovë dhe Policia e Kosovës janë këtu. Qeveria e Kosovës bën thirrje për këdo që kërkon strehë ka hapur ish-kampin gjerman në Prizren me 800 shtretër. Jemi një komb. Shqipëria është solidarizuar gjatë shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga serbët.

Në Durrës gjenden edhe forca të policisë së Kosovës.

“Si reagim fillestar kemi pasur më shumë forca, kurse sot kemi zvogëluar pak numrin por jemi në gatishmëri. Do qëndrojmë derisa të ketë nevojë dhe të menazhohet kriza” tha përfaqësuesi i policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat