E dhimbshme dhe tragjike. Këta janë fëmijët që kanë humbur jetën nga tërmeti

Aktuale

E dhimbshme dhe tragjike. Këta janë fëmijët që kanë humbur jetën nga tërmeti

Nga: A.J Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 09:49
Foto viktimat nga termeti

Lot, ankth, pritje dhe shpresë për jetë të gjalla, për një mrekulli nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë por më e dhimbshmja vazhdon të mbetet trupi i njomë i fëmijëve që humben jetën nga tërmeti.

Amelia Lala vajza 8 vjeçe, Esiela Karanxha 8 vjeçe , Ariela Lala 4 vjeçe , Roledi Vata 3 vjeç dhe dyshohet edhe për Dions e Dionisa Lala vetëm 2 vjeçar.

Një vdekje që askush nuk do e dëshironte të tillë: Në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e zemrës, disa prej të cilëve i kanë mbrojtur edhe me trupin e tyre.

 Nga shembja një prej shtëpive në Thumanë kanë humbur jetë edhe një vajzë 4-vjeçare bashkë me gjyshen e saj. Ariela Lala 4-vjeç dhe Selvie Lala 75-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së pallatit.

Një tjetër rast rrëqethës është ai i Diena Meçaj Karanxha, doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha kishte humbur fëmijën e saj Esiela Karanxha 8 vjeçe  dhe nënën.

Edhe rasti i tragjik i Amelia lala 6 vjeçare e cila vazhdonte klasën e parë, fatkeqësisht është ndarë nga jeta, dhe trupi i saj i pajetë është nxjerrë nga rrënojat së bashku me dy familjarë të tjerë saj.

Binjaket Dions e Dionisa Lala vetëm 2 vjeçar që dyshohet se janë nxjerr të vdekur nga gërdhamet edhe pse listën zyrtare të personave që kanë humbur jetën nuk figurojnë ende.

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat