Analisti Behlul Beqaj në emisionin Imazh ka folur edhe për rreth pjesëmarrjes së mundshme të Listës Serbe si pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.
Ai me këtë rast ka shprehur shqetësimin se me veprimet e saja Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Serbisë, do të jetë një pengesë që nuk është analizuar nga askush.
“Praktikat tregojnë se atyre iu janë lejuar të bëjnë çfarë të duan. Unë kam drojë se që edhe qeveria e tanishme do ta imitojë qeverinë e kaluar”, është shprehur Beqaj, duke shtuar se për pjesëmarrjen e Listës Serbe në qeverinë e re do të ketë edhe presion ndërkombëtar.
Ndryshe, mandatari për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e qeverisë që do të drejtohet prej tij.