Alma Lama falënderon të gjithë shqiptarët e Kosovës për ndihmat dhe solidaritetin e treguar këto ditë fatkeqësie

Aktuale

Alma Lama falënderon të gjithë shqiptarët e Kosovës për ndihmat dhe solidaritetin e treguar këto ditë fatkeqësie

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustruese

Alma Lama përmes një postimi në rrjete sociale ka falënderuar nga zemra të gjithë shqiptarët e Kosovës për ndihmat dhe solidaritetin e treguar këto tre ditë fatkeqësie të shkatuara nga tërmeti.

Postimi në Facebook:

Si nje shqiptare e lindur dhe rritur ne Shqiperi, edhe pse gjysmen e jetes sime e kam kaluar ne Kosove dhe jam pjese e saj, e ndjej per detyre te bej nje falenderim nga zemra per te gjithe shqiptaret e Kosoves per ndihmat dhe solidaritetin e treguar keto tre dite fatkeqesie te shkatuara nga termeti.

Ishte nje pergjigje spontante, e ndjere, qe ne thelb ka dashurine dhe humanizmin, mirenjohjen dhe kombetarizmin.

Bashke do t’ia dalim edhe kete here.

FALEMINDERIT! ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat