Kush është përgjegjësia e Ramës në raport me tërmetin, tregon politologu

Aktuale

Kush është përgjegjësia e Ramës në raport me tërmetin, tregon politologu

Nga: V.R Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:33
Edi Rama

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, la pasoja – në disa raste – të pariparueshme. Megjithatë, ndihmat në drejtim të Shqipërisë, nuk munguan nga anë e përtej globit.

Ekspertët sizmiolog vlerësojnë se, pasoja nga tërmeti do t’kishte më pak sikur qeverisjet, veçanërisht në qytetin e Durrësit, të ishin më serioze.

Me pak fjalë, qeverisjet në Durrës, që, kryesisht ishin nga socialistët, përgjithësisht, ishin të papërgjegjshme në raport me ndërtimet.

Me më pak përgjegjësi nuk është as qeverisja qëndrore, respektivisht qeverisja me Edi Ramën kryeministër.

Sipas politologut, Enver Bytyçi, përgjegjësia kryesore e kësaj qeverie është të përballojë situatën e krijuar. Kjo është emergjencë dhe në këtë proces për disa kohë politika duhet të heshtë. Por edhe Rama si politikan duhet të heshtë.

Sipas tij, Rama, duhet të sillet së paku njëherë si kryeministër. Nëse kryeministri nuk bën politikë, nuk ka asnjë arsye që opozita të bëjë politikë në këto ditë qameti. Prej gati një jave pas rënies së tërmetit shohim se Rama bën propagandë dhe politikë, opozita i shmanget kësaj.

“Qeveria Rama duhet të heqë dorë nga Partneriteti Publik Privat, me të cilin ka harxhuar pa asnjë efektivitet mbi 2 milard euro dhe paratë e shtetit t’i adresojë me transparencë te qytetarët në nevojë. Ndërkaq të marrë masa afatgjata dhe jo të veprojë me masa që zbusin situatën për momentin. Dërgimi i të dëmtuarve në hotele luksoze do të sjellë zhgënjimin e madh kur të hidhen pas ca kohësh në rrugë pa strehë”, tha ai.

Sa i përket përgjegjësisë për periudhën para tërmetit, Bytyçi, tha se ndahet në dy etapa:

Etapa e parë, kur Tiranën e ta qeveris për 11 vite zoti Rama dhe Durrësin e ka qeverisur për 16 vjet Partia Socialiste, ose 12 vjet miku i Ramës, Vangjush Daka.

“Dihet se pushteti lokal është përgjegjës direkt për ndërtimet. Themi ka pasur kaos në ndërtime. Këtë e thotë edhe vetë Rama. Por autorët kryesorë të kaosit janë Rama, Dako e të tjerë kryebashkiakë. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi. Ka zona në Tiranë që para se Rama të bëhej kryetar Bashkie ka qenë djerrë, si Komuna e Parisit. Gjithçka është ndërtuar me duart e tij. Kush vjen dhe shikon te kjo zonë, kupton se sa kaos ka në këtë lagje. Sigurisht që qeveria qendrore e Partisë socialiste (1997-2005) dhe ajo e Partisë demokratike (2005-2013) kanë përgjegjësitë e veta për rrëmujën në ndërtimet në Tiranë e Durrës, sepse nuk kanë kontrolluar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e masakrës urbane. Por kryetarët socialistë janë ata që e kanë skatuar territorin. Sidomos në Durrës. Atje e dinë të gjithë qytetarët se Vangjushi kishte një betoniere dhe i detyronte firmat e ndërtimit ta blenin betonin te ai. Me këtë kusht jepte lejet e ndërtimit. Dhe lejet korruptuese, çojnë në lëshime të tilla që paëëate dhjetëkatëshe të bëhen në rërë. Kjo është e vërteta.

Më tej, Bytyçi, theksoi se përgjegjësia e zotit Rama është evidente edhe për faktin se prej gati 7 vitesh është në pushtet, në qeverisje dhe jo vetëm ka toleruar ndërtime të tilla, por ju them me bindje se ka urdhëruar dhënie lejesh nga kryetarët socialistë në Tiranë dhe në Durrës. Unë njoh një ndërtues në Tiranë, të cilit Rama ia ka bllokuar lejet personalisht prej 17 vitesh, që kur erdhi kryetar bashkie. Thjesht se nuk kishte mundësi të bashkëpunonte me të.

“Jam i bindur se përgjegjësi kishin demokratët kur lejuan ndërtimin e kioskave dhe Rama bëri mirë që i shkatërroi. Por është në stilin e Ramës tëshkatërrojë diçka të ndërtuar keq, për të ndërtuar një të keqe më të madhe. Kjo ndodhi edhe kur shkatërroi kanabisin në Lazarat, për ta mbush me kanabis të gjithë Shqipërinë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat