S’ka koalicion, ja kush po i propozon Albin Kurtit që të shkojë në zgjedhje të reja - Bota Sot
S’ka koalicion, ja kush po i propozon Albin Kurtit që të shkojë në zgjedhje të reja

Aktuale

S’ka koalicion, ja kush po i propozon Albin Kurtit që të shkojë në zgjedhje të reja

Nga: N.H Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 20:06
Albin Kurti

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është skandaloze mos arritja e një marrëveshjeje mes VV-së dhe LDK-së, e paralajmëruar për ditën e sotme.

Ai në shkrimin e tij, i ka bërë thirrje Kurtit që më mirë të shkojë në zgjedhje të reja, se sa të “driblohet” nga LDK-ja.

Maxharraj madje e konsideron LDK-në të njëjte sikurse subjekti i Kadri Veselit.

Ja shkrimi i tij:

SKANDALOZE:

S'KA MARËVËSHJE MIDIS LVV DHE LDK.

Për sot është paraparë të nenshkruhet Mareveshja midis LVV dhe LDK.

Për shkakse Isa Mustafa paska pa andërr mbramë së hala duhet më e kushtezu LVV.Këtij Isa Mustafës nuk i prenë sakica në një vend.

Albin më mirë shko në zgjedhjet e reja se sa më driblu më LDK.

Sepse,dije së LDK nuk dallon shumë nga PDK, veç së është e veshur më rrobe tjera sa për dallim.

Mos lësho pe,sepse përi i LDK është shumë i gjatë.Ty ta thanë mandatin populli e jo Isa Mustafës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat