Marrëdhëniet e LDK-së dhe VV-së në rrezik, LDK-ja t’ia marrë mandatin Hashim Thaçit

Aktuale

Marrëdhëniet e LDK-së dhe VV-së në rrezik, LDK-ja t’ia marrë mandatin Hashim Thaçit

Nga: V.R Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 21:23
Albin Kurti, Isa Mustafa

Aktivisti Bleron Baraliu, nëpërmjet një deklarate, ka dhënë tri opcionet e tij për Albin Kurtin, gjegjësisht Vetëvendosjen për daljen nga rreziku, përkatësisht ngërçi politik.

Ai, ka thënë se Kurti nuk ka arritë me e kuptu se LDK-ja meriton më pak ministri dhese për të arritur një marrëveshje, Baraliu, tha se LDK-ja duhet të ia merr mandatin Hashim Thaçit.

Postimi plotë:

3 opcione te VV per dalje nga ngerrci i ri politik

Duke pare ngathtesine e Albinit ne negociata me zotnine Mustafa (produkt i garnitures politike jugosllave), jame sinqerisht dhe seriozisht i brengosur ne aftesite e Albinit per te negocuar me vet suksesorin e politikes jugosllaviste, shovenistet Vucic et al.

Albini nuk ka arrit me kuptu se LDK i meriton aspak me shume se 2 ministri, sidomos bazuar ne guximin moral per ndryshime rrenjesore te politikes kosovare. Nese LDK, specifikisht zotni Mustafa vazhdon shantazhimin e krijimit te qeverise, Albini dhe VV kane se paku dhe 3 opcione shtese - dhe kete duhet t'ia bejne me dije LDK-se:

1 - Marrjen e mandatit nga Thaqi, propozimin e qeverise pa marreveshje koalicioni, duke ngrit presion mbi deputetet e te gjitha aneve qe te votojne qeverine ose shkojne ne zgjedhje. Cka do qe te ndodh, VV duhet te kete guximin se paku te konsideroj kete shteg potencial.

2 - Negociata me partite e PAN qe te pranojne dhe votojne qeverine Kurti me kushte elementare, por pa pjesemarrje ne qeveri. Psh keto kushte mund te jene si vijon: perfshirjen e opozites ne negociata me serbi, konsultimin me opoziten ne fushaten anti-korrupcion (zaten kjo ishte teza e gjithe partive apo jo), marreveshje per nje President konsensual, marreveshje per reforma rrenjesore elektorale, marreveshje per ndarjen e bugjetit komunal mbi parimin 1 qytetar - 1 poene, etj. Ne minimum kjo mund te jete e pranueshme nga Ramushi, por me gjase edhe nga KV e Limaj

3 - Nese VV nuk ka guxim si nen 1 dhe 2, ne minimum duhet te shfaq guximin moral dhe vendosmerine per ti rekrutuar nje mori deputetesh nga secila parti, siq thoshte Albini ne fushate, duke krijuar nje Levizje/Parti te re te zgjeruar rreth VV. Ne kete rast nga 28 deputetet e LDK, gjysma e tyre jane te kapshem, siq jane edhe se paku 1/3 e deputeteve te ngelur nga partite tjera.

Per fund, pa u zgjatur, populli/vendi duhet te paraqes nje ultimatum VVse qe ose te krijoj qeverine, ose ta dergoj vendin ne zgjedhje. Per mua ky kufi do te ishte jo me vone se e Hena e ardhme. VV nuk mund te jete pergjegjese per ngerrc te ri - nese nuk ia del ti bind senilet e LDK se nje qeveri e perbashket konstruktive eshte paramonte per te dal nga situate e tmerrshme, duhet urgjentisht tia kthej zerin qytetareve qe te vendosin se kush meriton cka ne kutite e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat