Reagon Krasniqi: Jepni rezultate ose lironi pozitat

Aktuale

Reagon Krasniqi: Jepni rezultate ose lironi pozitat

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:56
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka reaguar pas rezultateve të PISA-s.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rritja e pagave të arsimtarëve, nuk po e mundëson rritjen e cilësisë në arsim, as të ministrave, gjyqtarëve e prokurorëve dhe mjekëve, përcjell Bota sot.

“Tash, ose jepni rezultate ose lironi pozitat”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dmth:

Rritja e pagave të arsimtarëve, nuk po e mundëson rritjen e cilësisë në arsim.

Rritja e pagave të ministrave, nuk po e mundëson qeverisjen e mirë.

Rritja e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, nuk po e mundëson luftimin e krimit.

Rritja e pagave të mjekëve, nuk po e mundëson shërimin.

Tash, ose jepni rezultate ose lironi pozitat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat