LDK: Pas deklarimeve të VV-së, anulohet takimi Mustafa-Kurti

Aktuale

LDK: Pas deklarimeve të VV-së, anulohet takimi Mustafa-Kurti

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 00:17
Albin Kurti, Isa Mustafa

Deklaratat e sotme në media nga drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë bërë të pa mundshëm një takim të planifikuar mes liderëve të LDK-së dhe LVV-së.

Kështu i ka bërë të ditur një burim i KosovaPress-it nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nga LDK njoftojnë se takimi Mustafa-Kurti ka qenë i paraparë për nesër, por pas fushatës që po bën LVV kundër LDK-së dhe kryetarit Mustafa, takimi nuk do të mbahet deri sa mos të ndalet fushata e tillë”, kështu thuhet nga burimet e LDK.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka theksuar se me LDK-në kanë arritur marrëveshje për formatin e Qeverisë, por negociatat kanë ngecur te pozita e Presidentit, të cilën LDK e ka vendosur si kushtëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat