Alma Lama krahason Albin Kurtin me diktatorin famkeq italian?

Aktuale

Alma Lama krahason Albin Kurtin me diktatorin famkeq italian?

Nga: V.R Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:17
Alma Lama

Ish-deputetja e Parlamentit të Kosovës, njëherit dhe anëtarja e hershme e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka bërë një postim interesant në Facebook.

Ajo, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe po lexon librin apo thënë më mirë biografinë e Musolinit.

Ndryshe, Benito Musolini, ka qenë diktatori që udhëhoqi shtetin italian.

Ajo që është interesante, është se Musolini, në rini të tij, kishte gjuajtur me vezë në një aksion politik..

Ndër shqiptar, personi që në aksione politikie ka gjuajtur me vezë, nuk është kush tjetër përveçse Albin Kurtit. Kjo në fakt, është edhe faktike ngase e kemi parë shpesh herë, përveç të tjerëve, duke gjuajtur me vezë edhe kryetarin e LDK-së, në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës.

Se a e ka menduar Albin Kurtin, Alma Lama apo jo nuk dihet por, një gjë që dihet është fakti që Albini, jo rrallë herë ka gjuajtur me vezë ndaj personave zyrtar brenda ambientit të Parlamentit të Kosovës.

Postimi plotë i Lamës;

Duke lexuar biografine e Musolinit. Interesante, ne rini te tij kishte gjuajtur me veze ne nje aksion politik...:)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat