Borel: Nuk mund të hiqet perspektiva e Ballkanit drejtë BE-së

Aktuale

Borel: Nuk mund të hiqet perspektiva e Ballkanit drejtë BE-së

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:29
Josep Borel

Shefi i diplomacisë së BE-së Zhosep Borel ka thënë se përkundër çështjeve të hapura, debateve dhe metodologjisë së zgjerimit të BE-së, ky proces nuk duhet vënë në pyetje, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Duhet të mbajmë momentumin dhe të vazhdojmë të punojmë me të gjitha vendet në mënyrë që të gjithë ta kuptojmë së nuk mund të mbyllim dyert , as heqim perspektivën e Ballkanit për BE", tha Borel.

Ai në debatin e tij të parë me këshillin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian ka vlerësuar se politika e Unionit ndaj Ballkanit duhet të qëndroj në ‘maje të agjendës’ dhe të punohet me vendet anëtare në përgatitjen e samitit të BE-së dhe Ballkanit që do mbahet në Zagreb në vitin 20220.

"Kjo do të jetë pika kyçee përgjigjes për zgjerim", tha Borel duke shtuar se nuk kishte mundësi të evitohej lufta në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe bëhet fjalë për “tragjedi të madhe”.

"Trashëgimi i kësaj tragjedie është ndarjet e krijuara, varfëria dhe konfliktet etnike me baza nacionale, ndërsa Evropa është e vetmja e vetmja që mund të ofroj zgjidhje në këtë situatë ", tha Borel.

Ai ka paralajmëruar se personalisht në kuadër të Komisionit Evropian ku është nënkryetar do të angazhohet fuqishëm në regjion.

Në lidhje me paralajmërimet se do vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, Borel tha se përderisa nuk formohet qeveria “ nuk ka dobi të shkojë atje ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat