Ish prokurori Agron Matjani dyshohet se i preu venat në vaskë

Aktuale

Ish prokurori Agron Matjani dyshohet se i preu venat në vaskë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:47
Agron Matjani

(E plotësuar) - Ish prokurori i Krimeve të Rënda, Agron Matjani dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Sinjali ka marr vesh nga burimet në Prokurori se i ndjeri është gjetur nga bashkëshortja në vaskën e banjos, në banesën e tij në Prizren.

Media mëson se prokurori Matjani dyshohet se ka prerë venat e këmbës me zhiletë, gjë që ka rezultuar me vdekjen e tij.  

Ish-prokurori Agron Matjani, u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, ai trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.

Së fundi, Matjani ishte ulur edhe vetë në bankën e të akuzuarve.

***

Janë dhënë detajet e para rreth vdekjes së ish-prokurorit, Agron Matjani.

Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se Matjani është gjendur i vdekur rreth orës 09:30, në banesën e tij në Prizren, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., – ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij”, thuhet në njoftim.

Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

***

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ish prokurori Agron Matjani.

Lajmin për io e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se në mëngjes kanë marrë informacionin nga familjarët se është gjetur një person pa shenja jetë në banesë tij.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të policisë, prokurorisë të cilët po punojnë në zbardhjen e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat