Islami-LDK-së: Mos të qofsha falë - Bota Sot
Islami-LDK-së: Mos të qofsha falë

Aktuale

Islami-LDK-së: Mos të qofsha falë

Nga: G.B Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:56
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami, ka thënë se është e turpshme dhe e gërditshme që dy muaj pas zgjedhjeve vendi është ende pa institucione.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk duhet pyetur pastaj pse janë 40 mijë njerëz që presin vizat, pasi do të ikin edhe më shumë, sepse politika ua ka gërdit jetën, përcjell Bota sot.

“LDK mos të qofsha fal, je tu u ba e keqja e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Islami.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dy muaj pas zgjedhjeve ende pa institucione! A nuk është e turpshme! A nuk është e gërditshme! Po skquem për fushatën time! Tani pyesim, pse 40.000 mijë viza janë në pritje vetëm për gjermani! Kanë me ik edhe ma shumë, sepse politika jau ka gërdit jetën! LDK mos të qofsha fal, je tu u ba e keqja e Kosovës! Sa të durueshëm jemi si shoqëri, po ikim në heshtja pa jau thanë fjalën e fundit politikës kriminale! Nuk ndërtohet shteti tu e vra të ardhmen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat