Edhe burri i Vjosa Osmanit flet për postin e Presidentit

Aktuale

Edhe burri i Vjosa Osmanit flet për postin e Presidentit

Nga: K.M Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:23
Prindon dhe Vjosa Sadriu

Bashkëshorti i kandidates për kryeministre nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanit, në një shkrim të tijin në facebook ka shkruar rrethë asaj se si shteti i Kosovës i ka të ndara dhe të përcaktuara mënyrat e zgjedhjes së institucioneve, për dallim prej Shteteve të Bashkuara ku edhe komandantin e policisë së lagjes, e zgjedhin qytetarët.

Ja postimi i plotë i tij:

Ne sistemet politike parlamentare sovrani (pra qytetaret) delegon sovranitetin te perfaqesuesit e tyre te zgjedhur—deputetet. Deputetet bazuar ne procedurat kushtetuese kane te drejte te zgjedhin jo vetem qeverine dhe Presidentin, por edhe bordet, komisionet dhe ckado tjeter qe ia lejon kushtetuta/ligjet, perfshi edhe amandamentimin e vet Kushtetutes. Ne Kosove nuk ka zgjedhje presidenciale e as zgjedhje qeveritare, por qytetaret zgjedhin te trija permes nje pale zgjedhjeve —pra zgjedhin Kuvendin permes votes se drejtperdrejte dhe zgjedhin Qeverine dhe Presidentin permes votes se deleguar (deputeteve).

Per dallim nga Kosova, ne SHBA per shembull, qytetaret permes demokracise direkte zgjedhin edhe drejtuesit e lagjeve (school districts), komisioneret e ujit, komandantet e policise e dhjetera ne mos qindra zyrtare tjere shteteror te nivelit lokal e qendror. Prandaj SHBA-te, njejte si edhe Kosova eshte shtet demokratik, por njekohesisht eshte edhe Republike. Republike sepse respekton procedurat e saj kushtetuese dhe ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat