Reagojnë përsëri nga Vetëvendosje, kjo është përgjigjja e tyre për kritikuesit e Xhelal Sveçlës - Bota Sot
Reagojnë përsëri nga Vetëvendosje, kjo është përgjigjja e tyre për kritikuesit e Xhelal Sveçlës

Aktuale

Reagojnë përsëri nga Vetëvendosje, kjo është përgjigjja e tyre për kritikuesit e Xhelal Sveçlës

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 21:35
Lëvizja Vetëvendosje

Arlind Manxhuka, zëdhënës për media i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se çka është më e mjerueshme në këtë rast është se nuk po kritikohet Vetëvendosje që është e keqe, por po thuhet edhe këta u bënë si ne.

Sipas tij, një pjesë e madhe e kritikes nuk ishin për të kritikuar VV-në për ta ruajtur, por për ta vë në pah sa më shumë.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Cka duket me e mjerueshme te shumica e kritikave ndaj Xhelalit eshte nuk kritikojne pse VV s'eshte e mire, por sepse me ne fund, sipas tyre, VV erdhi te ata. VV u be e keqe si ata.

Nje pjese e madhe e kritikes nuk ishin per te kritikuar VV per ta ruajtuar, por per ta ve ne pah sa me shume. Por edhe me te mjera jane ato krahasimet qe tipit 'dikur ju keni kritikuar tash dhe keta ndaj jush'. Ky eshte nje keqlexim i kritikes se VV, pikenisja e kritikes/aksionit te VV nuk ka qene leximi i realitetit permes fotove, por te bemave qe ata politikane kane bere. Fotografite e tyre kane qene qershi mbi torte. Ne kemi kritikuar casjen ne negociata, demet e marrveshjeve e shume deme te tjera, prandaj dhe fotoja e shfaqur ka qene prove e rezultatit te ekuacionit tone matematikor aso kohe dhe jo e kunderta.

Por, shume mire nderkohe, le te behen kritika, por jo duke e thirre VV-ne qe te zbres ne politikberjen e zakonshme te Kosoves dhe kesisoj per te permbushur klishene "edhe keta jane si ne", por per ta mbajtur ate Levizje qe ka qene mendimi dhe organizimi kritik ne kete shoqeri.

POR,
le te mos mbetemi tek fotografia e analiza si ne eskpozite, por shoqeri me mendim kritike qe te verteten nuk e sheh vetem ne ZOOM IN-in e asaj fotoje, por ne ZOOM OUT-in e pamjes se pergjithshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat