14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovë

Aktuale

14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.

Shumica prej vendeve ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit “Henley Passport”, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të “Henley Passport”, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.

Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.

Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si “vizë në mbërritje”, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.

Sipas “Henley Passport”, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë.

E, pasaporta e Shqipërisë renditet në vendin e 52-të në botë, sipas numrit të vendeve që mund të udhëtojnë pa viza. Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në 112 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat