Kadri Veseli në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së me akuza për të ashpra për sabotuesit e luftës

Aktuale

Kadri Veseli në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së me akuza për të ashpra për sabotuesit e luftës

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:47
Kadri Veseli

Ish-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli në këto momente po intervistohet nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili ishte edhe pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe SHIK-ut, thotë se UÇK-ja nuk mund të mbrohet nga profiterët dhe përqarësit si dhe sabotuesit e luftës për liri.

Ai thotë se UÇK-ja nuk mbrohet nga ata që e përdoren UÇK-në si mbulesë për tradhti.

“UÇK-në normal që nuk mund të mbrohet nga profiterët dhe përqarësit dhe sabotuesit e luftes për liri, nuk mbrohet nga ata që UÇK-në e përdoren vetëm si mbules për tradhti, konsipracione, hajni, korrupcjon dhe plaçkitjes të ardhmërisë të vendit tonë”, shkruan Miftari në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat