Marrëveshja VV-LDK arrihet të premten, mësohet se çka do të ndodhë me postin e Presidentit - Bota Sot
Marrëveshja VV-LDK arrihet të premten, mësohet se çka do të ndodhë me postin e Presidentit

Aktuale

Marrëveshja VV-LDK arrihet të premten, mësohet se çka do të ndodhë me postin e Presidentit

Nga: A.J Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:48
Kurti dhe Mustafa

Koalicioni i shumëpritur ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të merr epilogun përfundimtar gjatë kësaj jave.

Marrëveshja për bashkëqeverisje pritet të nënshkruhet të premten. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda Lëvizjes vetëvendosje, të cilat kanë jep detaje se si është diskutuar në takimin e fundit që kanë pasur krerët e dy partive.

“Besojmë që ketë të premte do të nënshkruhet marrëveshja,kështu jemi darkorduar”, kanë thënë burime të gazetës “Bota Sot” brenda Lëvizjes Vetëvendosje. “LDK-ja, ketë rast kryetari i saj Isa Mustafa ka ardhur me kërkesën e saj që ta ketë presidentin kryeparlamentarin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Aty nuk është diskutuar asgjë më shumë, se kush do të jetë president apo diçka ngjashëm sepse siç e dini çështja e presidentit është diçka në kronologji dhe ende nuk dihet saktë se kush është kandidati dhe LDK nuk kanë dhënë emër të kandidatit të tyre”, ka thënë burimi.

Sipas tij-saj çështja e presidentit është temë e gjerë sepse duhet të vijë koha kur presidenti të zgjidhet . “Siç dihet duhet të kemi 1-3 e deputetëve që i bie 81 deputetë që votojnë, kështu që edhe këtu paraqitet një problem. Po ashtu, PDK mund ta lëshojë sallën dhe nuk kemi kuorum. Gjithçka do të diskutohet në mes kryetarëve të dy partive dhe zgjidhjet do të gjenden e marrëveshja do të nënshkruhet pa asnjë presion të vetëm”.

“Ndarja e ministrive nuk ka paraqitur asnjë problem të vetëm në diskutim dhe as që do të paraqes në marrëveshjen përfundimtare,tashmë gjithçka është zgjidhur dhe shpejt edhe do të kemi qeverinë e ardhshme të Kosovës“, ka nënvizuar ky burim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat