Besa Shahini: Pas tërmetit kam mburrje të veçantë që jam ministre prej Kosovës - Bota Sot
Besa Shahini: Pas tërmetit kam mburrje të veçantë që jam ministre prej Kosovës

Aktuale

Besa Shahini: Pas tërmetit kam mburrje të veçantë që jam ministre prej Kosovës

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:05
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini tha se nuk u befasua me gatishmërinë e shumë qytetarëve të Kosovës për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, por se mburret me profesionalizmin e secilit grup që shkoi atje.

Ajo tha se gjatë ditëve të krizës kishte një mburrje të veçantë për shqiptarët e Kosovës.

“E kam pasë njëfarë ndjenje të veçantë të mburrjes për shkak se jo që jam befasuar që shumë kosovarë kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar sepse e kam ditur këtë, por jam mburrur me profesionalizmin e të gjtihëve”.

“Në secilën mbledhje qeverie një nga ministrat që kishte punë me një grup të njerëzve që kanë ardhur nga Kosova. Ishin mjekë, policë, infermierë, psikologë a inxhinierë të gjithë kishin fjalë miradije për profesionalizmin dhe shpejtësinë e tyre”.

“Kam pasë një mburrje të veçantë që vij prej Kosovës edhe na kanë ardhur në ndihmë vëllezërit e motrat që ishin shumë me profesionalizmin e tyre”.

“Unë vetë nganjëherë ndihem që jam prej Kosovës kur jam në Shqipëri, nganjëherë e harroj fare sepse jam ambientuar dhe gjatë kësaj kohe nuk e kam ndier fare atë ide. E harron për veten kur ke një krizë të tillë për ta menaxhuar. Gjatë kësaj kohe kemi qenë një s’ka pasë dallime të tilla”.

Shahini në Zona B foli edhe për lajmet e rrema dhe se si mund të ndikojnë në përkeqësimin e situatës në raste krizash.

“Duke marrë parasysh që i kam parapri kësaj pune jo për shkak të tërmetit. Por për shembull nëse dikush lëshon një lajm të rremë e prish komplet organizimin e testit të maturës”.

“Unë kam marrë masa paraprakisht duke i mbajtur të gjithë drejtorët e shkollave në grupe të Ëhatsapp-it dhe mund të kontaktoj secilin drejtor. Pra 2200 drejtorë unë sot i kam në telefon dhe ata i kanë të gjithë mësuesit në lidhje direkte në grupe. Kështu që ajo çfarë e di sot është se nëse unë kam ndonjë informacion që dua ta çoj deri te një mësues në Pukë unë mund ta çoj dhe ai informacion merret direkt prej meje”.

“Nuk mund të ma mundin informacionin tim portalet apo lajmet e rreme kur unë dëshiroj ta dërgoj deri te mësuesi e që më pas e di që shkon deri te prindi”.

“Ka pasë tentime edhe gjatë këtyre ditëve të tërmetit. Doli një lajm që mësimi pezullohet deri me datë 9 dhe prindërit filluan të pyesin. Unë e adresova menjëherë në faqen time dhe pastaj edhe portalet po shkruajnë mbi atë që po themi ne dhe në njëfarë mënyre po balancohet”.

“Por kjo është tmerr edhe pse deri tani nuk na ka ndodhur që ta na dëmtojë procesin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat