Zëdhënësi i VV-së pas takimit të Sveçlës me Gjuriqin: I’a ka përmendur masakrën e Reçakut

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së pas takimit të Sveçlës me Gjuriqin: I’a ka përmendur masakrën e Reçakut

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:45
Xhelal Sveçla, Marko Gjuriq

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka cituar anëtarin e VV-së, Xhelal Sveçlën që ka thënë se i ka përmendur Marko Gjuriqit masakrën e Reçakut.

Ky reagim i vazhdueshëm nga VV-ja vjen pas kritikave të mëdha të takimit që është zhvilluar në mes të Gjuriqit, Sveçlës, Arban Abrashi dhe Ardian Gjinit.

Manxhuka ka ndarë disa fjalë të Sveçlës, i cili ka sqaruar takimin me Gjuriqin.

“I kam permendur jo vetem Gjuriqit, por edhe te tjereve aty per Masakren e Recakut, pasiqe jam edhe deshmitar i asaj masakre. I kam permendur rastin e plakut qe jo vetem qe eshte ekzekutuar, por i eshte hequr dhe koka. Xhelal Sveçla”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat