AGK e shqetësuar me qasjen e deputetit Veton Berisha ndaj gazetarit Denis Galushi - Bota Sot
AGK e shqetësuar me qasjen e deputetit Veton Berisha ndaj gazetarit Denis Galushi

Aktuale

AGK e shqetësuar me qasjen e deputetit Veton Berisha ndaj gazetarit Denis Galushi

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim qasjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ndaj gazetarit të Radio Kosovës, Denis Galushi.

Galushi përmes një shkrimi autorial ka shkruar rreth komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Ky shkrim, sipas deputetit Berisha përmban shkelje andaj të hënën, me datën 09.12.2019, ka dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bleje kerrin për 20 minuta te Auto Mita

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Bazuar në publikimin e tij të datës 18.10.2019 me titull: ‘Artikulli ‘Roma + Ashkali + Egjiptian = ROMA’ kemi konstatuar se ka kryer vepër penale duke nxitur përçarje dhe mosdurim si dhe duke mohuar identitetin Egjiptian dhe Ashkali ne konstatojmë se ka shkelur Kushtetutën , ligjet në fuqi dhe nenin 141 i KPK-së”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

AGK thekson se çdo politikan mund të ndjekë rrugë ligjore karshi çdo gazetari mirëpo nuk mund të konstatoj siç ka bërë deputeti Berisha, që gazetari me shkrimin e tij ka kryer vepër penale, ende pa e thënë këtë organet e drejtësisë.

“Për me tepër, deputeti në fjalë ka vlerësuar shkrimin gazetaresk si ‘shpifje, përgojim dhe tentim të përçarjes’, çka për AGK është e papranueshme”, thuhet në reagim.

AGK kërkon nga deputeti Berisha të ndal linçimin publik ndaj gazetarit Galushi, si dhe thekson se liria e fjalës është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, dhe gazetarët si bartës të saj nuk duhet të pengohen e të diktohen nga politika.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat