Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë

Aktuale

Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë

Nga: Bota Sot Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:34
Isa Mustafa, Piero Cristoforo Sardi

Sot, kryetari LDK-së, Isa Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Njëherësh, kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Ambasadori Sardi e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet dhe i uroi festat e fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat