Abdullahu krahason këtë shkrimtar nga Kosova me Handken: Thotë se burgosi e dënoi me vdekje patriotët shqiptarë - Bota Sot
Abdullahu krahason këtë shkrimtar nga Kosova me Handken: Thotë se burgosi e dënoi me vdekje patriotët shqiptarë

Aktuale

Abdullahu krahason këtë shkrimtar nga Kosova me Handken: Thotë se burgosi e dënoi me vdekje patriotët shqiptarë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:46
Analisti politik, Faton Abdullahu dhe Peter Handken

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka krahasuar Peter Handken me shkrimtarin, Hivzi Sylejmani, duke thënë se ky kishte qenë prokurori dhe gjyqtar në kohën e Aleksandar Rankovicit, duke dënuar patriotë shqiptarë me vdekje dhe me burgim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, të titulluar ‘Shkrimtarin Handke e kemi në Prishtinë’, Abdullahu ka thënë se Handke po kritikohet me të drejtë, por se një të tillë e kishim edhe në Kosovë.

“Ne po e kritikojme shkrimtarin, tash nobelsitin, Peter Handke gjithsesi me te drejte. Por ate gabim idiotesk qe e beri Komisioni per ndarjen e çmimit Nobel me shkrimtarin Handke e kane bere pushtetaret tane komuniste ne Kosove te ndihmuar nga intelektualet medioker dhe sahanlepires duke e lartesuar shkrimtarin Hivzi Sylejmmani”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se Sylejmani lartësohet edhe sot e kësaj dite, ndonëse në kohën e Rankovicit ka dënuar me vdekje patriotët shqiptarë.

Shkrimi i plotë i Abdullahut:

‘Shkrimtarin Handke’ e kemi ne Prishtine

Ne po e kritikojme shkrimtarin, tash nobelsitin, Peter Handke gjithsesi me te drejte. Por ate gabim idiotesk qe e beri Komisioni per ndarjen e çmimit Nobel me shkrimtarin Handke e kane bere pushtetaret tane komuniste ne Kosove te ndihmuar nga intelektualet medioker dhe sahanlepires duke e lartesuar shkrimtarin Hivzi Sylejmmani. Kjo ka ndodhe dhe eshte aktive edhe sot e kesaj dite edhe pse H Sylejami ka qene gjyqtar dhe prokuror ne kohen e Rankoviqit dhe ka denuar patriot shqipare me vdekje dhe me shume vite burg. Kush na degjon neve çfare themi per shkrimtarin Peter Handke, sidomos intelektualet tane, kur nuk jemi te zot me e shperla te kaluaren tone prej ketyre ‘handkeve’ ne kulturen tone se paku ne shenje respekti per ato viktima ne ‘Strelishte’ te Prishtines dhe te atyre familjareve qe ju pushkatuan te afermit e qe koha vepres se tyre ua dha pelqimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat