Kujt po i konvenon vonesa e arritjes së koalicionit, Albin Kurtit apo Isa Mustafës?

Aktuale

Kujt po i konvenon vonesa e arritjes së koalicionit, Albin Kurtit apo Isa Mustafës?

Nga: D.RR Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:31
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Isa Mustafa dhe Albin Kurti në çdo takim të tyre ditëve të fundit, po arrijnë marrëveshje që të ketë përsëri takime, por jo marrëveshje koalicioni.

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka shkruar se koha po punon për Isa Mustafën.

Ai ka treguar se si koha dhe vonesat i kishin konvenuar shumë Mustafës, teksa ka shkruar se VV duhet t’ia jap postin e presidentin LDK-së, pasi në të kundërtën të dy partitë po kthehen në tallje publike.

Postimi i plotë:

Koha punon per Isa Mustafen. LV duhet me e pase te qarte kete. Sa me shume qe vonohet koalicioni, aq me shume rriten gjasat qe Isa Mustafa ta fitoj pjesen e vet. Keshtu ka bere gjate VLAN-it dhe ne fund u be KM permes PDK-se. Keshtu ka bere gjate gares per kryetar te LDK-se, duke i inkurajuar te gjithe per gare, e ne fund tha, une jam konsensusi. Po keshtu kishte bere per garen per kryetar partie me 2010. Pra, LV e ka te kote kete rezistence. Duhet t’i jap postin e presidentit dhe te vazhdoj me qeverine se ndryshe do te kthehen te dyja bashke ne tallje publike, derisa vendi s’ka institucione funksionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat