Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një postim në Facebook ia ka përkujtuar LDK-së së tashme se presidentin dhe kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili dilte i pari në zgjedhje.
Ai ka thënë se Isa Mustafa i ka humbur zgjedhjet dhe po kërkon çka nuk i takon.
Postimi i plotë:
Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh.