Abazi: Ndryshimi i madh nuk mund të sfidohet qoftë as nga një emër për president

Aktuale

Abazi: Ndryshimi i madh nuk mund të sfidohet qoftë as nga një emër për president

Nga: G.B Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 20:34
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka thënë se në të kaluarën subjektet politike janë interesuar vetëm për ta siguruar kryeministrin dhe nuk janë interesuar për program, sikur ka ndodhur në rastin e Haradinajt, kur janë përfshirë njerëz me aktakuza.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LVV po bën kthimin e madh, duke kërkuar formulë për qeverisje efektive, andaj LDK ka mbetur opsioni i vetëm për të bërë koalicion, përcjell Bota sot.

Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dallimi është i madh, në të kaluarën subjektet politike kur kanë siguruar kryeministrin janë kënaqur e mjaftuar dhe as që kanë qarë kokën për programin e aq më pak për integritetin dhe profesionalizimin e ministrave. Në rastin e Haradinaj as emrat nuk I ka ditur e janë përfshirë njerëz më aktakuzë në pozita vitale.

Rezultati i qasjes së tillë, kur marrëveshja bashkëqeverisjes është ankeruar vetëm tek pozita kyqe dhe i ka vënë në pazare çdo vendim të institucioneve, ka përfunduar në dështime në të gjitha drejtimet dhe krim e korrupcion, nepotizem e tenderë e shpërdorim të parasë publike e shumë shpesh më vendime jolegjitime e kunder interesit të shtetit dhe asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Kjo nuk duhet përsëritur kurrë më.

LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit. Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga ocioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit.

Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat