Abazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës

Aktuale

Abazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 22:22
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për mos arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin e fundvitit, sonte është marrë me Kosovën dhe liderët e saj politikë.

Ai ka folur edhe për nismën e krijimit të Mini Shengenit, duke thënë se ky projekt “nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri”.

Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupsionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike”.

Postimi në Facebook:

Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupcionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike.

Kurti dhe Mustafa e kuptojnë barrën historike të çlirimit të Kosovës dhe dëshira e Ramës për protagonizëm dhe eksport të dështimit të tij nuk do të realizohet.

Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të oligarkëve dhe atyre që negociojnë për ndarjen e Kosovës.

Rama duhet të u jap llogari qytetarëve të Shqipërisë për dështimet në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat