Haki Abazi: Nuk po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, edhe nga LDK u deklaruan për negociata

Aktuale

Haki Abazi: Nuk po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, edhe nga LDK u deklaruan për negociata

Më: 6 janar 2020 Në ora: 21:34
Haki Abazi

Deputeti i VV’së, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV ka bërë një hap përpara me propozimin e emrave të ministrave dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Nuk deshtëm ta bllokojmë Kuvendin si në rastin e Flora Brovinës. Atë kohë nuk dihej cfarë veprohej dhe si. Gjithçka zhvillohej prapa perdeve”, tha Abazi.

“Edhe nga LDK pas përfundimit të mbledhjes së brendshme u deklaruan se negociatat do të vazhdojnë. Jemi larg zgjedhjeve të reja. Edhe në Austri pamë që qeveria u formua pas tre muajve.”

Abazi flet edhe për zhvillimet e fundit politike. Kurti e ka propozuar Abazin për postin e zëvendës kryeministrit të dytë.

“Kryeparlamentari dhe ministrat tregojnë se në bëmë një hap para. Procesi është çbllokuar. Kritikëve u është mbyllur goja dhe tani kemi bërë një hap të rëndësishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat