Albin Kurti e Isa Mustafa nuk tërhiqen nga pozicionet: Detaje nga mbledhja maratonike!

Aktuale

Albin Kurti e Isa Mustafa nuk tërhiqen nga pozicionet: Detaje nga mbledhja maratonike!

Më: 7 janar 2020 Në ora: 19:16
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

As 4 orë nuk kanë mjaftuar që Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Media nga burime të afërta me takimin e sotëm ndërmjet dy partive, ka marrë vesh se dy partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Drejtuesit e Lidhja Demokratike të Kosovës kanë kërkuar postin e presidentit dhe kryetarin e Kuvendit dhe ministritë të ndahen 5 me 5, në anën tjetër e Vetëvendosjes nuk janë tërhequr nga pozocioni i tyre.

”Vetëvendosje e ka mbrotjur parimin sipas të cilit dje Albin Kurti edhe e ka bërë publike ofertën e tij, përmes një videomesazhi”, tha ky burim.

Këto burime saktësojnë se palët vazhdojnë të mos lëshojnë pe.

Pas takimit 4 orësh ka folur lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka theksuar se takimi do të vazhdoj.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa, me të dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Në takim pos Kurtit e Mustafës, siç ka raportuar media ishin edhe zyrtarët e tjerë nga dy partitë.

Nga LDK pos Mustafës ishin edhe Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti ndërsa nga VV-ja Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe nënkryetari i kësaj partie Besnik Bislimi.

Ndryshe, nesër skadon mandati 48 orësh i dhënë nga presidenti Hashim Thaçi ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje doli partia e parë me 29 deputetë, e pasuar nga LDK me 28, PDK e treta, AAK e katërta dhe NISMA e pesta me 6 deputetë.

Stërzgjatjen e negociatave e kanë komentuar analistët politik.

Petrit Zogaj ka ironizuar me këto takime, duke theksuar se më shumë zgjatën takimet LDK-VV se ato Kosovë- Serbi.

Zogaj, ka krahasuar këto negociata me ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i ka quajtur vlerësuar si më pak problematike.

“Ma problematike e të vështira po dalin negociatat LV-LDK sesa ato Kosovë-Serbi”, u shpreh Zogaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat