Majlinda Bregu: Ballkani perëndimor ende nuk është i gatshëm për BE

Aktuale

Majlinda Bregu: Ballkani perëndimor ende nuk është i gatshëm për BE

Nga: F. B. Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:54
Maljinda Bregu

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim regjional, Maljinda Bregu ka thënë se shtetet e Ballkanit perëndimor ende nuk janë të gatshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se nuk duhet të fokusohemi në data të caktuara por në reforma, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Nëse do na ofrohej që nesër të hynim në BE, ne nuk jemi gati” ka thënë Bregu për “Vijesti” të Podgoricës, ndërkohë që duke arsyetuar këtë shtoi se trendi i rritjes ekonomike vitin që shkoi ishte 3,5 , ndërsa sivjet parashikohet të arrij 3.8 për qind që bënë që GjDP për kokë banori të jetë edhe më tutje më i vogli se një e treta e një vendi të pasur të BE-së, Gjermania.

Ky është vetëm një shembull i situatës.

"Para neve ka edhe shumë punë që duhet të kryejmë dhe shumë më shpejtë se që kemi punuar deri më tani”, tha Majlinda Bregu dhe shtoi se për bashkëngjitje në BE duhen ndryshime dhe jo vetëm përmbushje e kritereve të BE-së për shkak edhe të atyre që jetojnë në regjion.

Në pyetjen rreth skepticizmit në Be në lidhje me zgjerimin, ajo tha se kjo nuk është risi dhe pushim në zgjerim ka tash e sa kohë.

Lidhur me iniciativën e “Shengenit të vogël”, Majlinda Bregu tha se përpjekjet në këtë kuptim mund jenë vetëm një hap përpara, por edhe shenjë se liderët e regjionit njohin dhe marrin përgjegjësitë dhe obligimet që ju takojnë.

Në pyetjen çka humb Mali i Zi nëse nuk pranon këtë iniciativë, Majlinda Bregu tha se iniciativa është hap por asgjë nuk mund të zëvendësoj BE-në.

"Anëtarësimi në BE nuk mundet me asgjë të ndërrohet, prandaj iniciativa duhet kuptuar si hap përpara në bashkimin e forcave dhe largimin e pengesave në tregti, qarkullim të njerëzve, ekspertëve , mallit dhe ashtu duhet shikuar”."

Bashkëpunimi regjional nuk është zëvendësim për integrimin në BE, por model i funksionimit të Bashkimit.

"Nisur nga fakti se integrimi është qëllimi i përbashkët i të gjithë ekonomive të regjionit, pse mos të merren parasysh dhe shfrytëzohen përparësitë që ofrohen?", tha ajo.

Nga kryesimi kroat i BE-së pret shumë sikurse edhe nga vetë regjioni.

Kroacia është anëtari më i ri i BE-së dhe e vetmja nga regjioni që iu ka bashkuar Unionit pas samitit të Selanikut 2003, kur Këshilli Evropian tha se ardhmëria e Ballkanit brenda BE-së “.

"Mendoj se ata kuptojnë rrethanat dhe do jenë në anën tonë. Por nuk mund të presim që Kroacia, Gjermania, Franca të zgjidhin problemet tona, të bëjnë reformat, të transformojnë shoqërinë. Kjo është diçka që duhet të bëjmë, të përvjelim mëngët dhe të kryejmë punën ", ka thënë Majlinda Bregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat