Vetëvendosje sulmon keq “analistat”, nuk mund ta detyrojnë VV për asgjë

Aktuale

Vetëvendosje sulmon keq “analistat”, nuk mund ta detyrojnë VV për asgjë

Nga: A.J Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:28
Vetevendosje

Mos arritja e marrëveshjes përfundimtare në mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike e Kosovës ka bërë që dy palët të hedhin akuza ndaj njëra tjetrës e sidomos ndaj analistëve që sipas tyre po bejnë presion për tu bërë marrëveshja.

Arbër Zaimi zyrtarë i lartë i Vetëvendosjes në një postim të tij në facebook ka sulmuar keq “analistat” siç i ka quajtur ai të cilët sipas tij po synojnë të mbjellin lodhje dhe padurim, me idenë se kjo do e detyrojë Lëvizjen të bëjë marrëveshje të padrejtë.

Postimi i plotë:

Media e “analistëve” po synon të mbjellë lodhje dhe padurim, me idenë se kjo do e detyrojë Lëvizjen të bëjë marrëveshje të padrejtë.

Ata nuk duan t’i bëjnë presion LDK-së për marrëveshje të drejtë. I gjithë investimi është si e si të thyhet qëndrimi parimor i Lëvizjes.

Por harrojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka hapur vetë rrugën e suksesit të saj, pa ndihmën e “analistëve” dhe pa u lodhur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat