Pas thirrjes së AGK-së për bojkotimin e takimeve, reagon zëdhënësi i VV-së

Aktuale

Pas thirrjes së AGK-së për bojkotimin e takimeve, reagon zëdhënësi i VV-së

Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Pas thirrjes së AGK-së për gazetarët që të bojkotojnë takimet LDK-LVV për shkak të sjelljes jo korrrekte të tyre, ka reaguar zëdhënësi i VV-së.

Zëdhënësi për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka ka theksuar se nga Vetëvendosja gjithmonë ka pas sjellje korrekte ndaj gazetarëve.

Ai përmes Facebook, ka theksuar se personalisht është kujdesur që gjithmonë gazetarët të presin në brenda Kuvendit.

Postimi i plotë:

Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqendrueshëm.

Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat