"Paturpësia e Al Malik"

Aktuale

"Paturpësia e Al Malik"

Nga: H.O. Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:26
Riyad Al Maliki

Profesori Muhamet Mustafa në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth një deklarate të shefit të diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, për mbështetjen që ka dhënë për Serbinë, karshi Kosvës.

Mustafa tutje kujton një bisedë me një ndërmarrës nga Palestina në një panair në Dubai, kur ky i fundit kishte deklaruar se udhëheqësia e tyre është e korruptuar dhe për popullin palestinez nuk kujdeset askush.

Postimi i plotë:

PATURPSIA E AL MALIK

Agjencionet e gazetarise lajmeruan sot se “ shefi i diplomacisë palestineze, Riyad Al Maliki, ka shfaqur mbështetje për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se ata (palestinezët) nuk mund të pranojnë asnjë pozicion që nuk është në përputhje me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës” , Duke e lexuar kete ljam me shkoi mendja tek nje bisede qe pata me nje ndermarres nga Palestina ne nje panair te Ushqimit ne Dubai, ne shkurt te viteit te kaluar. Kur e pyeta per situatn atje ai tha se udheheqesia e tyre eshte e korruptuar dhe se per popullin palestinez sot nuk kujdeset askush. Ata jane te lene ne vetmi. Kur Zotni Maliki sillet ashtu ndaj popullit te vet, do te thote se nuk ka marre as dinjitet, ndaj edhe mund te deklaroje keshtu. Po kjo lloj paturpesia e poltikajve mund te pasqyrohet edhe ne raste te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat