Ky është komenti i Lutfi Hazirit për kryetarin e ri të Kuvendit, Glauk Konjufcën

Aktuale

Ky është komenti i Lutfi Hazirit për kryetarin e ri të Kuvendit, Glauk Konjufcën

Më: 9 janar 2020 Në ora: 20:28
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, krerët e së cilave edhe sot pas një takimi dy orësh dështuan të arrijnë një marrëveshje bashkëqeverisjeje. Haziri tërthorazi ka bërë të ditur se problemi qëndron tek pozita e kryeparlamentarit, e cila sipas tij është duke u diskutuar, shkruan Reporteri.net.

Haziri po ashtu ka thënë se 26 dhjetori ka krijuar një situatë të re, por që formula për ndarjen e posteve ministrore sipas tij mbetet e njëjtë.

“Është një rikthim i bisedimeve për shkak se 26 dhjetori ka krijuar një situatë të re. LDK nuk ka kërkuar që të ketë më shumë ministri. Ne e kemi votuar postin e kryeparlamentarit, por ky veprim është i njëanshëm dhe jashtë marrëveshjes, ne jemi duke e diskutuar. Njerëzit e kanë pritë rikthimin por po e harrojnë situatën e re të krijuar. Rrethana e re kërkon angazhime të reja. LDK nuk pranon me hy në koalicion me partitë tjera, partner të vetëm e sheh VV-në”, ka thënë Haziri.

I pyetur se a do të vazhdojnë nesër takimet mes krerëve të të dy partive, Haziri ka thënë se nuk e di.

“Ne presim që liderët të caktojnë takimet. Është lideri i partisë së parë ai që cakton takimin. Po pritet me ndodhë hapi i fundit”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat