Loshi tregon se kënd i ka bërë rrotë Thaçi dhe kënd do ta bëjë Kurti

Aktuale

Loshi tregon se kënd i ka bërë rrotë Thaçi dhe kënd do ta bëjë Kurti

Nga: M.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:01
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një postimi në Facebok ka komentuar gjendjen aktuale të vendit duke u shprehur që të vetmet arsyje që po i hynë politiës akademikët janë paratë dhe biografia.

Loshi, më tej vazhdoi duke i përmendur Thaçin dhe Kurtin e përfundoi që politika është arë e politikanëve dhe jo e akademikëve.

Postimi i plotë

Akademikët po hyjnë në politikë për vete, pra për biografi dhe para, jo për t’i kontribuar vendit! Në politikë janë treguar totalisht të paaftë, kurse vazhdojnë t’i mbajnë vendet e punës edhe në Universitet! Këta akademikë i bëri rrotë Hashim Thaçi për nja dhjetë vjet. Këta akademikë do t’i bëjë rrotë Albin Kurti për nja dhjetë vjet të tjera. Politika është terren i veçantë ku diplomat dhe titujt nuk bëjnë punë. Është një fjalë e moçme që thotë se ara është e atij që e punon. Politika pra është arë e politikanëve dhe jo e akademikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat