Ish-pjesëtari i UÇK-së: Shumë afër marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së

Aktuale

Ish-pjesëtari i UÇK-së: Shumë afër marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së

Nga: N.H Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:48
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi përmes një statusi në Facebook ka theksuar se marrëveshja mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit duket të jetë shumë afër.

Ai duke ironizuar ka thënë se këtu ka vetëm një problem të vogël dhe ai është se Albin Kurti, i kritikuar shumë për mungesë kuadrosh për qeverisje, ka kërkuar që LDK-ja, e cilësuar për tepricë kuadrosh të tilla, t’i huazojë LVV-së tre persona me përvojë të jashtëzakonshme politike.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi

Marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së duket të jetë shumë afër. Ka vetëm një problem të vogël. Si kontingjent të marrëveshjes, Albin Kurti, i kritikuar shumë për mungesë kuadrosh për qeverisje, ka kërkuar që LDK, e cilësuar për tepricë kuadrosh të tilla, t’i huazojë LVV-së tre persona me përvojë të jashtëzakonshme politike dhe menaxheriale. Fjala është për Skender Hysenin, Astrit Haraçinë dhe Ismet Beqirin.

Mirëpo, përkundër dëshirës së tij për ta ndihmuar Albinin, Isa ka vendosur që fjalën e fundit për këtë transfer kuadrash t’ia kalojë Këshillit të përgjithshëm të LDK-së. Nëse ky këshill ua jep vizën, qysh sonte Skender Hyseni, Astrit Haraçia dhe Ismet Beqiri pritet të bëhen anëtarë të Vetëvendosjes. Merret vesh se për pritje të ngrohtë të këtyre tre personave në ambientin e ri politik, Albin Kurti ka angazhuar zyrtarin e lartë politik të Vetëvendosjes, Agim Bahtirin. Me këtë import kuadrash Albin Kurti e heq përfundimisht përceptimin e opinionit për mungesë kuadrash, kurse LDK dëshmon edhe njëherë se ka qenë dhe mbetet Akademi politike për partitë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat