Kërcënohet prokurorja Drita Hajdari

Aktuale

Kërcënohet prokurorja Drita Hajdari

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:30
Drita Hajdari

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.

“Oj kuder se ski ti faj jo, po ne si popull se uduft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Për të gjitha këto kërcënime, prokurorja Hajdari i ka raportuar edhe në polici. Këtë për Insajderi e ka konfirmuar vetë Hajdari.

Prokuroria, Drita Hajdari ishte prokurore në rastin “Pronto”, ku kishte akuzuar, Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Gjatë kësaj interviste Prokurorja ka treguar se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë filloi linçimi nga siç i quajti ajo shërbëtorët e klanit “Pronto”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat