Limaj kujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën - Bota Sot
Limaj kujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën

Aktuale

Limaj kujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën

Më: 11 janar 2020 Në ora: 14:20
Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht 36 vite me parë gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.

Limaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesen tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre.

“Lavdi jetës dhe veprës se tyre”, ka shkruar Limaj.

Shënimi i plotë:

Në 36 vjetorin e rënies heroike kujtojmë dy veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Prishtinë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha do të mbesin përherë në kujtesen tonë për heroizmin dhe trimërinë e tyre.

Lavdi jetës dhe veprës se tyre!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat