Flet Kujtim Shala, tregon se a është propozuar për President!

Aktuale

Flet Kujtim Shala, tregon se a është propozuar për President!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:45
Kujtim Shala

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala, mohon se është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e Presidentit, në kuadër të negociatave për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

I kontaktuar, Shala, tha se emri i tij nuk është përmendur fare në tavolinën e diskutimit me drejtuesit e VV-së.

“Jo, LDK-ja në asnjë rast, nuk e ka diskutuar asnjë emër për atë funksion”, tha shkurtimisht Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat