“Vetëvendosje nuk do të ketë ministra, ata do të jenë vetëm asistentë të Kurtit”

Aktuale

“Vetëvendosje nuk do të ketë ministra, ata do të jenë vetëm asistentë të Kurtit”

Më: 12 janar 2020 Në ora: 00:52
Albin Kurti

Avokati Dastid Pallaska ka hedhur akuza ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Pallaska ka thënë se Kurti nuk është i gatshëm të qeverisë me partneritet.

“Ajo që po ndodh tani është një përpjekje për ta frustruar votuesin, duke u thënë atyre: A po e shihni sa e vështirë është të ndërtojmë qeveri me partneritet. Na duhet besimi juaj ekskluziv, që vetëm ne ta krijojmë qeverinë pa pasur nevojë për askënd”, tha ai në emisionin “Personale”.

Pallaska ka thënë se Albin Kurti është në krye të një partie jodemokratike dhe sipas tij kjo po vërehet edhe në përzgjedhjen e kuadrove për ministër.

“Emrat janë zgjedhur sipas një kriteri të vetëm: Lojaliteti absolut ndaj liderit dhe rrjedhimisht në qeverinë e tij ai nuk do të ketë ministra por vetëm asistentë apo asistente në qeveri pasi ai do ta uzurpojë gjithë pushtetin dhe për çdo çështje do të vendos ai personalisht”.

Avokati thotë se pikërisht për shkak të autoritarizmit të Kurtit, LDK-ja ka hezitime të ndërtoj koalicion qeverisës me të.

Ai thotë se është për të ardhur keq që në Kosovë njerëzit rreshtohen prapa personaliteteve që ata mendojnë se janë të fuqishëm.

Pallaska shton më tej se njerëzit tash po e shohin Kurtin si njëri të fuqishëm dhe sipas tij ata po supozojnë se Thaçi, Veseli apo Haradinaj kanë humbur fuqinë e tyre prandaj janë larguar nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat