VV tregon se çka u bisedua në takimin mes Kurtit e William Walker

Aktuale

VV tregon se çka u bisedua në takimin mes Kurtit e William Walker

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:57
Willian Walker dhe Albin Kurti

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka takuar sot në zyret e partisë liderin e VV-së, Albin Kurtin.

VV tha se në këtë takim u diskutuar edhe për situatën e fundit politike në vend, me theks të veçantë krijimin e qeverisë së re.

“Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më pare”, u tha në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker.

Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat