Reagim i ashpër ndaj Albin Kurtit, nuk solidarizua me familjen e Mustafës, Malokut e Zemajt – Rexhaj jep detaje të padëgjuara për Kurtin

Aktuale

Reagim i ashpër ndaj Albin Kurtit, nuk solidarizua me familjen e Mustafës, Malokut e Zemajt – Rexhaj jep detaje të padëgjuara për Kurtin

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim "Bota sot"

Opinionisti Xhek Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë disa kritika për liderin e VV-së, Albin Kurti, njëhrit kryeministër në ardhje.

Rexhaj tregon se si asnjëherë Albin Kurti nuk u solidarizua më familjet e të vrarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në shkrimin e tij, ai jep edhe disa detaje gjatë kohës së luftës, kur Kurti kur ishte pjesë e zyrës së UÇK-së në Prishtinë.

Ja shkrimi i tij:

Unë nuk befasohem aspak, normal se Bini duhet mu taku me SHEF-in. Bini e kishte shef Hashen në kohen e luftës, pra kur ishte me Demaçin në zyre duke mbrojte veprimtarinë e klanit Kriminal të Thaçit, Veselit, Halitit, Sylës, Xhabirit, Lushtakëve, Remave e të tjerëve...

Albini ishte në Zyrën e caktuar nga Thaçi si zyra e UÇK-së në midis Prishtine bashkë me Demaçin, dhe interesant milici ja e Millosheviqit nuk i ngucte fare!!!

Albini asnjëherë, kurrë-njëherë nuk ka fol e as nuk është solidarizua me familjet që mbetën pa Xh. Mustafën, E. Malokun, H. Imerin, Sh. Manin, S. Hajdarin, T. Zemajn, A. Krasniqin, E. Rexhen, K. Rracin, B. Ajetin, B. Kastratin, B. Dajakun, vëllezërit Zeqiraj e qindra luftëtarë e intelektual të LDK-së.

Po mu ato ditë kur vriteshin figura madhore institucionale Albini ishte përfaqësues i Thaçit, Demaçit e Qosjes në Zyrën midis Prishtinë, dhe asnjëherë policia e paramilitaret e Milloshit as që e Bastisen atë zyre, vërtet mbetet enigme kjo çështje: Hashimi-Qosja-Veseli-Haliti-R. Selimi-Demaqi dhe Albini ishin bashkë në urdhra, e në zyre ku sigurisht merreshin “vendime” për çlirimin e KOSOVËS nga shumica shqiptare që ishin në linje me Presidentin Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat