Haradinaj për Masakrën e Reçakut: U vranë vetëm se ishin shqiptarë - Bota Sot
Haradinaj për Masakrën e Reçakut: U vranë vetëm se ishin shqiptarë

Aktuale

Haradinaj për Masakrën e Reçakut: U vranë vetëm se ishin shqiptarë

Nga: A.M. Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:40
Ramush Haradinaj

Me rastin e 21 vjetorit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar  Masakrën e ndodhur në Reçak.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli”.

Postimi i plotë:

Reçaku me 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve.

Armiku nuk i kurseu. As pleqtë, as gratë e as fëmijët.

Ato motra e vëllezër tonë, u vranë vetëm se ishin shqiptarë. 

Nuk kishin faj tjetër. Ata jetonin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre.

Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli.

Urojmë që gjenocidi i ushtruar në Kosovë, të mos i ndodh asnjë populli.

Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat