E thotë analisti: Nëse nuk e pranon Vetëvendosje ofertën e LDK-së, kjo parti është komplet e papërgjegjshme përballë votuesve

Aktuale

E thotë analisti: Nëse nuk e pranon Vetëvendosje ofertën e LDK-së, kjo parti është komplet e papërgjegjshme përballë votuesve

Nga: N.H Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:20
Albin Kurti

Edhe analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment për ofertën e fundit të LDK-së drejtuar Albin Kurtit.

Me këtë rast, Zogaj shprehet se edhe partia e Kurtit ka abuzuar me Konjufcën kur e ka propozuar për kryetar të Kuvendit, kështu që, largimi i tij nga pozita nuk e bën me jo-serioze marrëveshjen me LDK-në.

Mes tjerash, Zogaj thekson se nëse nuk pranohet edhe kjo ofertë për bashkëqeverisje, ta kemi të qartë që kjo parti politike nuk ka kurrfarë shqetësimi dhe është komplet e papërgjegjshme, përcjell Bota sot.

Image
Petrit Zogaj

“Edhe ashtu, LV ka abuzu me Konjufcën kur e ka propozu për kryetar të Kuvendit, kështu që, largimi i tij nga pozita nuk e bën me jo-serioze marrëveshjen me LDK-në. Pra, nëse edhe kësaj here, LV nuk e pranon këtë ofertë për bashkëqeverisje, ta kemi të qartë që kjo parti politike nuk ka kurrfarë shqetësimi dhe është komplet e papërgjegjshme përballë njerëzve që e kanë votu dhe atyre që presin ndryshim”, shkruan analisti Petrit Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat