Vela: Maskat e bllokuesve të marrëveshjes LVV-LDK do të bien herët a vonë

Aktuale

Vela: Maskat e bllokuesve të marrëveshjes LVV-LDK do të bien herët a vonë

Nga: G.B Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:21
Blerim Vela

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se kur VV dhe LDK po i paralajmërojnë “ofertat e fundit”, po përcjellin thyerje të marrëveshjes, pasi bërja publike e ofertave janë shprehje publike e mosbesimit të tyre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duket se këto parti më tepër duan të pozicionohen se kënd ta fajësojnë për dështimin e marrëveshjes, se sa ta arrijnë atë.

Vela ka thënë se LVV e LDK duhet ta gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë ose të shkojnë në zgjedhje të reja dhe të tregojnë fillimisht a vlejnë vijat e kuqe për partitë tjera.

Ai ka thënë se maskat e bllokuesve të marrëveshjes LVV-LDK do të bien herët a vonë, e pastaj votuesit do të japin verdiktin e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Riciklimi i krizave ne negociatat mes LVV dhe LDK

Kur LVV e LDK paralajmerojne ofertat e “fundit”, ato e percjellin cdo here me thyerje te marreveshjes per mosdeklarim ne publik te diskutimeve te brendshme. Berja publike e ofertave jane shprehje publike e mosbesimit mes tyre. Duket se LVV e LDK preferojne me teper te pozicionohen se kend do te fajesojne per deshtim te marreveshjes para zgjedhjeve te ardhshme, se sa te arrijne marreveshjen e kompromisit te bazuar ne mirebesim.

Ne mungese te pjekurise politike kemi shprehje te axhamillekut politik nga eskponentet e dy partive qe bazohet ne tregimin e “muskujve” dhe shume pak ne dialogun konstruktiv. LVV e LDK duhet te gjejne zgjidhje per formimin e qeverise qe duket e arritshme sikur mos te ishin ne pyetje egot e individeve. Alternativa tjeter eshte qe te pajtohen per mbajtjen e zgjedhjeve te reja dhe paraprakisht te tregojne se a vlejne vijat e kuqe ndaj PDK, AAK, Nisma dhe AKR.

Maskat e bllokuesve te marreveshjes LVV-LDK do te bien heret a vone, e pastaj votuesit do ta japin verdiktin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat