Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të titullit “Krenaria e kombit shqiptar” për ambasadorin William Walker.
Kjo ngjarje pritet të zhvillohet në ndërtesën e Komunës së Deçanit duke filluar nga ora 13:00.
Titulli ndahet nga dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan.
Kujtojmë se ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ishte ndër të parët që doli në vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur masakra e Reçakut 21vjet më parë të cilën e quajti krim kundër njerëzimit gjë që e sensibilizoi faktorin ndërkombëtar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.