Berat Buzhala jep lajmin e keq për koalicionin LDK-VV

Aktuale

Berat Buzhala jep lajmin e keq për koalicionin LDK-VV

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:15
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se sonte do të marrin fund negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje, pa marrëveshje.

Ai ka thënë se burimet nga të dy partitë tregojnë se dy partitë do të thonë sonte fjalën e fundit, duke i dhënë fund “koalicionit të shpresës”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, jo rastësisht PDK-ja është në pushtet që nga viti 2007.

Postimi i Buzhalës:

Njoftim:

Sonte pritet qe te marre fund Koalicioni i Shpreses. Burimet prej te dyja partive po tregojne qe te dyja partite pritet qe sonte t'i thone fjalet e fundit.

Kaq zgjati shpresa jone. Kaq ishin fleksibil LDK dhe LVV per te arritur marreveshje. Do te bejme per 48 ore marreveshjen.

Jo rastesisht PDK eshte ne pushtet qe nga viti 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat