Thaçi: Më shumë janë hetuar shqiptarët sesa ata që kryen spastrim etnik në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Më shumë janë hetuar shqiptarët sesa ata që kryen spastrim etnik në Kosovë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:56
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në “konferencën vjetore të prokurorëve” për vitin 2019, e cila është organizuar nën patronazhin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi ka shfrytëzuar rastin që të flasë edhe për krimet e luftës [1998-99] që shteti serb i ka kryer në Kosovë.

Thaçi ka thënë se para drejtësisë të gjithë duhet të jenë të barabartë, por se në këtë rast, më shumë janë hetuar shqiptarët sesa ata që kryen spastrim etnik në Kosovë.

“Para drejtësisë janë të gjithë të barabartë, por në këtë rast, më shumë janë hetuar dhe dënuar shqiptarët sesa ata që kanë kryer spastrim etnik në Kosovë”.

“Drejtësia e UNMIK-ut ka konstatuar se ata që kanë kryer krime nga Serbia në Kosovë, me ata nuk duhet të merremi ne – me ata duhet të merret Serbia”.

“Kjo është 100 për-qind amnisti për ata që kanë kryer spastrim etnik në Kosovë sepse Serbia nuk i ndjekë ata – përkundrazi i trajton si heronj dhe i mbanë në pushtet”.

“Cili është rezultati nga kjo heshtje dhe amnisti ndërkombëtarë për gjenocidin e Serbisë që ka kryer në Kosovë – jo që tani kemi mohim nga Serbia për masakrat në Kosovë, por me guxim pretendojnë të mohojnë krimet e kryera në Kosovë”.

“Unë u jam mirënjohës shteteve të Quintit që pas 20 vjetësh vendosën të flasin për masakrën e Reçakut – më mirë vonë se kurrë. Por, sikur të flitej për këto krime më herët në mënyrë permanente, nuk do të krijohej hapësirë për Serbinë që ta mohojë gjenocidin e kryer në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat