William Walker sonte shkon në Qeveri me agjendë

Aktuale

William Walker sonte shkon në Qeveri me agjendë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:23
William Walker

Ish shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili ndodhet në Kosovë për të shënuar përvjetorin e masakrës së Reçakut, po vazhdon takimet me politikanët vendor.

Ai sonte do të jetë mysafir i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.

Takimi mbahet në qeveri nga ora 19 e 30 minuta. Lajmin e ka konfirmuar zyra e Haradinajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat